RSS

Daily Archives: September 16, 2012

Vjeshtakët jetojnë 100 vjet


Vjeshtakët jetojnë 100 vjet. Një kërkim i Universitetit të Çikagos, botuar në “Journal of Research” tregoi se ata që kanë lindur gjatë muajve të vjeshtës, kanë gjasa që të jetojnë më gjatë se të tjerët.
Hulumtimi, i lindur në vazhdën e studimeve të mëparshme mbi jetëgjatësinë, u krye duke analizuar të dhënat nga më shumë se 1.500 100-vjeçarë të lindur në SHBA, në mes të periudhës së viteve 1880 dhe 1895.

Autorët e tij, Leonid Gavrilov dhe Natalia Gavrilova, kanë përfshirë në vlerësimet e tyre të gjitha statistikat e tyre jetësore dhe kanë vënë re një tregues të përbashkët tek të gjithë ata: Kishin lindur gjatë muajve, shtator, tetor dhe nëntor jetojne me gjate.

Rezultat ky që tregon se të lindurit e këtyre muajve, kanë probabilitet që të jetojnë më gjatë se ata që lindin për shembull në periudhën e pranverës. E kjo, sepse sipas studiuesve, gjatë kësaj periudhe, foshnjat kanë gjasa që të marrin infeksione, të cilat u përcaktojnë në fakt edhe gjithë ecurinë e shëndetit të tyre në jetë.(albpress/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in News

 

Tags:

Një i ri serb dhunon plakën 83-vjeçare


Plaka Velika Jasoviq (83) nga fshati Bellopojë afër Pejës, për gati dy orë është dhunuar nga serbi 27-vjeçar V. S. dhe nga frika e babait të të dhunuesit, gruaja e vjetër nuk ka mundur ta lajmërojë policinë, e as të kërkojë ndihmë tek mjeku i fshatit.
Dhunimi i Velika Jasoviqit, ishte mbajtur i heshtur nga babi i dhunuesit, M.S. i cili është funksionar politik dhe përfaqësues i fshatit.
Sipas mediave, të cilat u referohen burimeve policore, 27 vjeçari ka hyrë në shtëpinë e viktimës rreth orës 23:00, ku e moshuara jeton vetëm dhe ajo për dy orë u detyrua t’u qëndrojë torturimeve seksuale nga i riu serb. Por, pasi plaka serbe e merr pak veten, gjeti forcë për të raportuar krimin tek prifti i fshatit, i cili ka lajmëruar policinë, kurse gruaja e vjetër është ende në gjendje shoku, ndërsa prokurori ka urdhëruar arrestimin e dhunuesit.
Policia e Kosovës ka zhvilluar hetimet dhe plaka është kontrolluar nga gjinekologu, i cili ka thënë se gjurmët dhe lëndimet, flasin për dhunim.
Në lidhje me këtë rast është informuar edhe OSBE-ja dhe EULEX-i, të cilët do të hetojnë rishtazi ngjarjen dhe do të monitorojnë të gjithë procesin.

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in News

 

Tags: , , , ,