RSS

Daily Archives: September 16, 2012

Miss Gjermania 2012 Shqiptarja Martina Ivezaj,refuzoi Playboy


Martina Ivezaj është modele shqiptare shumë e njohur në Gjermani. Ajo madje u përzgjodh si një nga vajzat më të bukura të këtij vendi për të përfaqësuar Gjermaninë si shtet në Miss World 2012, një event mjaft i rëndësishëm në botën e bukurisë. “Mbi të gjitha ndihem mirë, sepse jam shqiptare që bën modeling në një shtet tjetër. Kështu mund t’u tregoj njerëzve këtu në Gjermani e më tej se çfarë jemi ne shqiptarët”, pohon Martina, veç të tjerave. Modelja simpatike vjen në këtë intervistë duke na treguar më shumë për veten, lidhjen me modën, por edhe sesi e sheh ajo të ardhmen e vet në këtë fushë.

Martina, na thoni diçka për veten tuaj. Ku jeni lindur dhe ku e keni kaluar fëmijërinë tuaj?

Unë jam 23 vjeçe dhe jam me origjinë nga Malësia e Madhe e Tuzit. Prindërit i kam andej, ndërsa vetë jam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Unë jam rritur aty, ndërsa prindërit e mi kanë ardhur përpara 37 viteve në Gjermani.

Si është jeta juaj aty?

Jam shumë e lumtur me jetën time. Jetoj në një shtet afër Mynihut, ku kam mbaruar shkollën dhe tani kam edhe një punë të mirë aty. Sigurisht që kam edhe shoqërinë time.

Prej sa kohësh keni nisur të merreni me modeling?

Kam qysh prej 4 viteve që kam filluar të merrem me  modelim. Puna e parë si modele ishte për një revistë të rinjsh, e cila është mjaft e njohur këtu në  Gjermani.

Vlerësimet duken mjaft të larta, po të kemi parasysh se ju përfaqësuat shtetin gjerman në “Miss World 2012”… Si u përzgjodhët për këtë event?

Ishte një “casting call” në Berlin, ku më thirrën që të marr pjesë dhe fitova.

Në Kinë pjesëmarrëse ishte edhe shqiptarja Floriana Garo. Ç’marrëdhënie keni me të?

Florianën e falenderoj shumë e shumë. Ishte një vajzë shumë e mirë dhe jemi bërë shoqe të mira. U ndjeva shumë e lumtur kur u takova me Florianën, dy shqiptare në një event botëror. Jemi kënaqur shumë, kemi qeshur dhe ia kemi kaluar shumë bukur. Shpresoj se Florianën do ta shoh sërish shumë shpejt.

Mund të na thoni si i vendosët kontaktet e para me modën?

Kontakti im i  parë me modën ishte për revistën e të rinjve, ku redaktori i kësaj reviste më pyeti nëse kisha dëshirë të pozoja për të. Ajo ishte shtysa ime e parë drejt kësaj fushe.

Kush e spikati fillimisht bukurinë tuaj?

Prindërit (qesh).

Shpesh jeni cilësuar si modelja që po çmend gjermanët. Si ndiheni kur ju komplimentojnë për pamjen tuaj?

Normalisht ndihem shumë mirë. Mbi të gjitha ndihem mirë sepse jam shqiptare që bën modeling në një shtet tjetër. Kështu mund t’u tregoj njerëzve këtu në Gjermani e më të tej se çfarë jemi ne shqiptarët.

Martina, cilat kanë qenë  ofertat më të mira që keni marrë si modele?

Të gjitha ofertat që kam pranuar kanë qenë oferta të mira. Nuk mund t’i diferencoj nga njëra-tjetra, sepse secila punë kishte diçka ndryshe dhe kjo gjë më pëlqente shumë.

Është e vërtetë se modelet paguhen shumë dhe kanë një jetë luksoze? Si është e juaja?

Është e vërtetë që modelet paguhen mirë, kur di të zgjedhësh të punosh me njerëz profesionistë dhe seriozë. Unë jam e lumtur me jetën time!

Shumë modele të njohura janë të dashurat apo të fejuarat e futbollistëve më të paguar. Ju a ju pëlqejnë futbollistët?

(Qesh) Ka futbollistë që më pëlqejnë si pamje, ashtu si çdo vajze tjetër, besoj.

Nëse po, me cilin prej tyre do të dëshiroje të kishe një histori dashurie?

Nuk mund të them me cilin do të dëshiroja një histori, sepse nuk kam rënë deri tani në dashuri me dikë.

Sa të vështira janë lidhjet e dashurisë për stilin e jetës që ka një modele?

Një mashkull duhet të pranojë jetën e modeles dhe nuk duhet të jetë xheloz. Një modele është rrallë në shtëpi, sepse punon shumë. Vetëm kur mashkulli mund ta kuptojë këtë, atëherë lidhja mund të funksionojë.

Mashkullin e jetës suaj do ta preferonit shqiptar apo të huaj?

Normalisht që e preferoj mashkullin e jetës ime shqiptar, por gjithsesi vetëm Zoti di ku bie dashuria.

Sa e njihni mentalitetin shqiptar?

Prindërit qysh fëmijë na kanë rritur me tradita dhe me mentalitetin shqiptar.

Të ka qëlluar shpesh të marrësh oferta të pandershme?

Unë jam pjesë e një “Modelagency” dhe aty nuk marr kurrë oferta të pandershme, por normalisht që kam edhe oferta modelimi private ndonjëherë. Megjithatë, deri tani nuk më ka ndodhur të marr asnjë ofertë të tillë.

A do të pranoje të pozoje nudo apo për Playboy, nëse do të të bënin një ofertë marramendëse?

Kam pasur ofertë për të pozuar për “Playboy”-n, por nuk kam pranuar. Nuk është niveli im që të pozoj nudo.

Jeta si modele dihet se ka dhe një kohë skadence. E ke menduar çfarë do të bësh kur mos të jesh më aktive si modele?

Unë nuk punoj vetëm si modele. Punën kryesore e kam të sigurt. Jam gjithashtu menaxhere në një kazino. Me pak fjalë, nuk e kam problem se kur modeloj dhe jeta ime nuk varet vetëm nga puna si modele.

Ke vuajtur ndonjëherë nga paragjykimet?

Për mua e rëndësishme është që të më duan, ata që më njohin se si jam.

Cili është stilisti i njohur për të cilin do të doje të sfiloje patjetër?

Patjetër për Versace. Ju falenderoj shumë dhe shpresoj që së shpejti të vizitoj Shqipërinë e bukur.

Gazeta MAPO

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in News

 

Tags: , , ,

Fjolla Morina sfidon me foto të egra


Këngëtarja kosovare Fjolla Morina ka publikuar disa foto të reja, në njërën prej së cilave shfaqet mjaft provokuese.Fjolla ka dashur të japë imazhin e një femre jo vetëm seksi por edhe të fortë. Mesazhi që ka dashur të jap duket se i shkon natyrës rebele të Fjollës.(shqipmedia/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in News

 

Tags: ,

Pritet një dimër ekstrem i ftohtë


Ekspertët e klimës paralajmërojnë se shkrirja e akullit në Arktik me shpejtësi rekord tashmë ka arritur në nivelin më të ulët për tridhjet vitet e fundit.

Ekspertët poashtu parashikojnë se kjo shkrirje për një kohër rekord e akullit në Arktik mund të ketë pasoja serioze në kushtet klimatike të Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas tyre, e gjithë kjo mund të rezultoj me dimër shumë të ftohtë në vitet e ardhshme. Reduktimi i sipërfaqes së akullit në Arktik pritet të ndikoj në erërat që arijnë në Europë. Moti i ftohtë që është vërrejtur gjatë dy viteve të fundit në Europë dhe SHBA është një fakt konkret për të. Ekspertët parashikojnë që deri në vitin 2080, shtresat e akullit në Arktik të shkrihen deri në pikën e fundit, transmeton Shqipmedia.

“Ndryshimi është shumë më i madh se sa e kemi paramenduar para 10 ose 20 viteve” deklaroi drejtori i institutit polarë të Norvegjisë, Kim Holmen. Kolegu i tij Edmond Hansen beson se akulli i shkrirë këtë vit në Arktik është më i madhi i 1.500 viteve të fundit.(Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in News

 

Tags: ,

Ushqimet dhe mineralet e dobishme që përmirësojnë jetën seksuale


Që në lashtësi burrat dilnin për gjah në kërkimin e një afrodiziaku natyral që me t’u kapërdirë, t’i transformonte në makina seksi. Në Kinë mund të kërkonit një pjatë kastravecë deti, reputacioni i të cilëve si fuqizues të dëshirës seksuale rrjedh nga prirja për t’u fryrë porsa preken. Në kultura të tjera burri duhet të hajë thëllëzë mashkull të ngordhur, fytyrë hipopotami, apo të ngjyejë objekte në formë mashkullore në vaj. Të marrë spec djegës ose fara hithre dhe t’i vendosë aty ku nuk do të dëshironte, vetëm e vetëm për të përmirësuar aftësinë seksuale. Sipas psikologëve të seksologjisë, çfarëdolloj ushqimi (pak rëndësi ka sa ekzotik është apo në cilën grykë duhet ët hyjë), mund të ketë një efekt qetësues. Që do të thotë se do të rritë energjinë, nëse jeni me të vërtetë të bindur se do ta bëjë. Ju këshillojmë të eksperimentoni strategjinë tonë ( më e përshtatshme për shqisat e të shijuarit): zhvillo shijen për vitaminat, mineralet dhe barërat që lubrifikojnë mekanizmat. Nisni parapërgatitjet me pak nga këto ushqime dhe minerale të treguara më poshtë, dhe nuk do të vonojë shumë mbledhja e rezultateve.
 Mineralet thelbësore për seksin
Të gjitha mineralet dhe vitaminat ndihmojnë, por është zinku ai që bën punën më të vështirë. Ai është i lidhur me pjellorinë, fuqinë, dëshirën dhe shëndetin seksual në kufij të gjatë kohorë dhe ka rol thelbësor në prodhimin e spermatozoideve. Përgjegjëse për pakësimin e vëllimit të spermës dhe të nivelit të testosteronit janë rezervat e pakta me zink. Në çdo ejakulim mund të konsumohen rreth 5 gramë zink, që do të thotë 1/3 e furnizimit të përditshëm. Për fat të mirë zinku është i lehtë për t’u marrë: 110 gramë biftek furnizon gjysmën e nevojës ditore dhe një midhje e vetme siguron të gjithë zinkun që ju duhet. Të pasur me zink janë gjeli, drithërat dhe fasulet.
Efektet e selinos në jetën në çift
Lërini mënjanë spërkatësit me ferromone që duhet të tërhiqnin femrat. Studiuesit, në kërkim të një toniku me të vërtetë të efektshëm, u përqendruan në një hormon të fuqishëm mashkullor, androsteroni, i pranishëm edhe të selinoja. Me sa duket, androsteroni lirohet pas ngrënies, me djersitjen. Thuhet se androsteroni tërheq femrat: mos u nëse ju afrohet ndonjëra. Edhe nëse nuk do të keni aq shumë fat, kujtohuni se po konsumoni ushqim me pak kalori, të pasur me fibra që ju ndihmon në pastrimin e dhëmbëve dhe ju freskon frymëmarrjen.
Ushqimet që shmangin problemet seksuale
Një prostatë problematike mund të zvogëlojë mundësinë për të pasur ereksion, duke u bërë pengesë e madhe në jetën seksuale. Prostati, pezmatimi i rëndë i prostatës, ndonjëherë i shoqëruar me dhimbje dhe dobësim, mund të mbahet nën kontroll nga ushqime si arra, fara apo mielli integral, nënprodukte të thekrës. Këto prodhojnë hormone bimore si vajra dhe substanca të tjera që ulin pezmatimin e prostatës. Farat e kungullit, në veçanti kanë vajra që lehtësojnë ndjesinë e sikletit dhe trysninë në legen të shkaktuar nga fryrja e prostatës. Mund t’iu ndihmojë edhe dieta orientale: nënproduktet e sojës, orizi dhe lakra kineze, mund të ulin efektet e dihidrosteronit, një nënprodukt i testosteronit i ardhur nga hipertrofia prostatike.

Afrodiziakët nxisin dëshirën
Afrodiziak është çfarëdolloj substance apo aktivitet që ngjiz dëshirën për dashuri. Disa kanë pikënisje shkencore, por tek shumica e tyre vepron impulsi i imagjinatës. Çdo kulturë dhe secili nga ne vepron përpara tyre, por sipas mënyrës së tij. Gjatë mijëra vjetëve njerëzimi ka krijuar mundësi nga më të ndryshmet në kërkim të aromave të ndryshme, në kërkim të ngasjes së pornografisë dhe krijimit të artit erotik. Ndryshimi mes tyre varet nga gustot e gjithsecilit, ajo që është erotike për njërin mund të jetë pornografi për tjetrin. E ngrëna dhe e shijuara seksuale varen më pak nga sistemi tretës dhe seksual se sa nga truri, pasi gjithçka që na rrethon është më tepër një ëndërr, iluzion, gënjeshtër. Duke ju referuar ushqimit dhe seksualitetit, natyra posedon një minimum shumë të thjeshtë i destinuar për individin dhe specien. Imagjinata është një demon i qëndrueshëm dhe ka shumë rëndësi në botën seksuale.

Ushqimet zgjojnë epshin
Që kur njerëzit e parë filluan jetën, lidhja midis të ngrënës dhe seksit kanë qenë temat e qëndrueshme të të gjitha kulturave.
Në një botë perfekte, mendohet se çfarëdo lloj ushqimi natyral, i freskët, tërheqës në pamje, i shijshëm dhe i këndshëm, do të thotë të njëjtat cilësi që çdokush do t’i dëshironte në një çift, do të ishte afrodiziake. Por, ashtu sikundër ka metoda për të nxitur dëshirën, njihen edhe ato që e shuajnë atë. Por ka edhe substanca të cilat konsiderohen fatale për dëshirat, valeriani në doza të vogla mund të jetë stimulant, birra e bashkuar me verën në sasi të vogla përdorej në të kaluarën si eksitues, por në doza të mëdha ato do të bezdisnin dhe dashuria nuk do të kishte jetë. Po kështu banjat me ujë të ftohtë nuk janë të këshillueshme, sepse nuk mund të ndihmojnë për të zgjuar dëshirat. Uthulla ka cilësi shumë të mira mjekësore, por ajo mund të shkaktojë të vjella, impotence temporale mbasi ftoh gjakun.

Dashuria dhe surprizat erotike
I vetmi afrodiziak i vërtetë dhe i pagabueshëm është dashuria. Asgjë nuk mund të ndalojë pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Në këtë rast nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, sa vjeç je, je i lodhur apo jo fizikisht, je rehat në krevat apo ku ndodhesh. Afrodiziaku i dytë është variacioni. Variacioni rinovon zjarrin e dashurisë. Kjo shpjegon poligaminë si dhe mungesën e besnikërisë. Por për të ndezur dëshirën në një çift ku ekziston dashuria ka vend edhe imagjinata. Një gjë e tillë mund të ndiqet edhe gjatë gatimit. Çdo gjë që gatuhet për një të dashur është sensuale, por është akoma më shumë në se të dy marrin pjesë në gatim, duke shfrytëzuar rastin që së bashku me qërimin e lëkurës së qepës, të fillojnë të zhvishen edhe ata. Kontrasti dhe surpriza janë erotike, një vajzë e veshur me pantallona të shkurtra dhe e hipur në një motoçikletë mund të duket eksituese, ndërkohë që një burrë në një situatë të tillë mund të duket qesharak./T.O/Ikub/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in Dashuria, Keshilla, Seks, Semundjet, Shendeti

 

Tags: , , , , , , , , ,

Alarmi i SHBA-së: manikyri është toksik


Te produktet kozmetike është zbuluar prania e substancave shumë të dëmshme për shëndetin, gjë që nuk shkruhet as në paketim
Duart e kuruara dhe me një shtresë të hollë manikyri që është në modë, mund t’ju dhurojnë më shumë bukuri. Ndoshta ju nuk e dini se manikyri është i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Sipas një raporti të publikuar nga Departamenti i Kalifornisë i Kontrollit të Substancave Toksike, disa produkte për kujdesin e duarve përmbajnë substanca toksike, të cilat janë të pranishme edhe në ato kozmetike, që zakonisht mendohet se nuk ka.

Kërkimi

Autoritetet amerikane i referohen në veçanti analizës së 25 produkteve kozmetike që futen në kategorinë e manikyrit, pra nga manikyri më i thjeshtë, te produktet e përdorura për rindërtimin dhe dekorimin e thonjve, të marra në disa sallone bukurie. Afërsisht gjysma e produkteve të marra në analizë janë helmuese dhe më e keqja është se në paketim nuk shkruhet asgjë. Këto produkte përmbajnë ingredientë si tolueni, dibutil ftalat (DBP) dhe formaldehide, substanca që përveç se janë irrituese për rrugët e frymëmarrjes, për shkak të avullueshmërisë së tyre, mund të kenë efekte negative në sistemin endokrin dhe zhvillimin e fetusit. Nga studimi u vu re se dhjetë produkte të shitura si jo toksike përmbanin toluen dhe katër DBP. Gjithashtu sasia e substancës toksike e pranishme në këto produkte shpesh ishte më e lartë se ajo e gjetur te produktet kozmetike që e deklaronin përbërësin në etiketë.

Bukuri e sigurt

Kjo është situata aktuale përtej oqeanit. Por a mos vallë edhe ne duhet të fillojmë t’i shohim me dyshim shishet e manikyrëve me ngjyra? “Pa u alarmuar shumë, ju duhet t’u kushtoni më tepër rëndësi produkteve kozmetike që blini për thonjtë. Shumë kompani mund t’i ndjekin rregullat, por rreziku mund të vijë nga produktet e tjera që kanë pushtuar tregun”, thotë një kimiste e produkteve kozmetike. Megjithatë, duke u bazuar te këshillat e specialistëve, mund të përcaktojmë se cilët përbërës mund të përdoren, cilët jo, cilët lejohen në doza të caktuara dhe kushtet e tyre. Formaldehidi mund të jetë i pranishëm deri në një farë mase, ndërsa DBP-ja është ndaluar nga Bashkimi Europian prej disa vitesh. “Kompanitë e prodhimit nuk kanë interes të përdorin përbërës toksikë, edhe për faktin se e dinë që janë të detyruara të bëjnë vlerësime mbi sigurinë e produktit. Po ashtu, ‘treshja-toksike’ mund të zëvendësohet me përbërës të tjerë jo të dëmshëm, pa rrezikuar produktet e kozmetikës”, shton specialistja. Sipas ekspertes, një rrezik tjetër përbën edhe ena e papërshtatshme, që me kalimin e kohës mund të lëshojë substanca të dëmshme, të cilat nuk paraqesin rrezik në vetvete. Në raste të tjera disa përbërës toksikë mund të zhvillohen kur produkti përdoret, si për shembull disa drejtues për flokët që çlirojnë formaldehide kur nxehen. Kjo është arsyeja që duhet të informoheni mirë mbi produktet që blini dhe të ndërgjegjësoheni ndaj zgjedhjeve që bëni.

Më kujdes

Përdorimi i trajtimeve të bukurisë mund të mos ketë gjithmonë efektet pozitive që priten: gjatë përdorimit mund të ndodhë skuqja e përkohshme e lëkurës te personat që janë të ndjeshëm ndaj disa përbërësve të caktuar (që në vetvete s’janë të dëmshme), mund të acarohen rrugët e frymëmarrjes për shkak të avullimit të tretësve dhe të haseni me efektet e vërteta toksike nga prania e substancave të dëmshme, që nuk janë vërejtur menjëherë. Për ekspertët, edhe pse ekspozimi ndaj disa komponimeve të caktuara nuk është aq shqetësues, nëse mund ta shmangni është gjëja e më e mirë që mund të bëni. Produkteve kozmetike duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje profesionistët që punojnë nëpër sallonet e ndryshme të bukurisë, ku përdoren në sasi të mëdha dhe për shumë orë në ditë. Përmirësimi i ajrosjes së vendit të punës, përdorimi i doreza dhe maskave është një informacion që njerëzit të kuptojnë se sallonet e bukurisë janë vendi ku njerëzit shkojnë për t’u zbukuruar e jo për të dëmtuar shëndetin.(yllpress/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in News

 

Tags:

Fejesa vret seksin?


Keni pak dite qe jeni fejuar dhe seksi nuk eshte me I njejti? Nuk eshte se duhet ta beni nje tragjedi, sepse frekuencat dhe akrobacite ne krevat mbeten po te njejtat nga dita e pare deri ne diten e fundit e nje lidhjeje.

Ne lidhjet e qendrueshme, sapo te keni kaluar disa vite nga ajo qe themi ne muaji I mjaltit eshte praktikisht fiziologjik renia e epshit. Ky eshte nje nga to sekrete qe nuk flitet ne asnje film ose seri televizive, duke lene keshtu te mendoni se nese nuk ndjen me terheqje fizike te fillimit , ju jeni bere automatikisht e akullt.

Ne realitet si seksi dhe dashuria, ka reniet dhe ngritjej e saja. Gjithashtu edhe pse ne fillim te nje historie ndjeheni shume e lidhur mbas partnerit, me kalimin e kohes ajo lehtesohet. Por nese renia e pasionit nuk eshte perjtuar njesoj si nje problem tek te dy partneret, nuk duhet te dekurajoheni, por te jetoni intesitetin seksual sipas ritmeve qe keni.

Duhet te mbani mend se momentet e intimitetit kane te bejne me besimin , ta lini veten te leshoheni vetem nga nje kontakt intim fizik por dhe nga ndjenjat dhe emocionet. Prandaj duhet ta pyesni veten nese renia e pasionit nuk ka te bej me ndonje problem me te thelle.

Si perfundim duhet te konsideroni hipotezen qe mund te jete I fejuari juaj qe ka shkaktuar kete problem dhe te pyesni veten nese jeni gati te beni hapin e madh , ose nese eshte mungesa e terheqjes seksuale.(ikub/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in News

 

Tags: , ,

Agnesa Vuthaj: Relacioni më i mirë është single


Të kesh një marrëdhënie të mirë me vetveten dhe jetën, mjafton për t’u ndjerë e përmbushur dhe e lumtur, edhe pa një mashkull në krah. Ndaj ka vendosur të jetë single derisa të takojë personin që do ta bindë se jeta në çift është më e bukur sesa kur je vetëm. Ama, kur gjendet në ndonjë dasmë, nuk i shpëton dot ngacmimit që i ndjell dalja e nuses nga shtëpia.

Me kë jeton?

Jetoj vetëm.

Cila është gjëja më e bukur e të qenit single?

Vetë të qenit single është një ndjenjë shumë e bukur. Të kesh një marrëdhënie të mirë me vetveten dhe jetën, mjafton për t’u ndjerë e përmbushur dhe e lumtur, edhe pa një mashkull në krah.

Po gjëja më e keqe?

Kureshtja, kush do ta ndërrojë statusin tim nga Single në Relacion.

Ke dalë në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët me dikë që nuk e ke njohur më parë?

Jo, asnjëherë.

Kush e ka “problem” beqarinë tënde?

Më duket se askush J.

Gënjen ende kur del në takim me dikë? Kë gënjen dhe si?

Nuk kam gënjyer asnjëherë për të dalë në një takim… ndoshta ngaqë kam filluar të dal në të tilla takime shumë vonë; dhe kur kam dalë në një takim, të gjithë ata që më njohin e kanë ditur dhe janë gëzuar për faktin.

Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës si janë?

Zakonisht fundjavat i kaloj te familja ime, në ambient familjar ose në udhëtime, e rrallë më ndodh të dal për party, për jetë nate.

Në ç’orë kthehesh në shtëpi, kur del natën?

Sikur ta pyesim sigurimin poshtë shtëpisë sime J. Ndonëse dal rrallë, kur dal më pëlqen të rri më gjatë, por rreth orës 2.30 jam në shtëpi.

Kur e ke dëgjuar për herë të parë urimin “me një fat të mirë” ose “në dasmë”?

Për herë të parë nuk e mbaj mend, por për të fundit do të përgjigjesha: më ndodh ta dëgjoj shumë shpesh, nga familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët.

Çfarë mendon kur e dëgjon?

E marrë me pozitivitet, mendoj që do të martohem kur të ndihem që kam takuar personin me të cilin do ta kaloj gjithë jetën time.

Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve?

Më pëlqejnë dhe më emocionojnë shume dasmat, sidomos ato që bëhen në shtëpinë e vajzës dhe momenti kur vijnë dhe e marrin nusen.

Po për tënden a mendon?

Sapo më shkon mendja te dasma ime, e çoj mendimin diku tjetër. Mendoj se do të kalojë shumë kohë para se të filloj të mendoj për dasmën time.

Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo single?

Kam shumë miq/mikesha të martuar, por shoqet me të cilat e kaloj shumicën e kohës janë single. Sapo më martohet një shoqe, takoj një tjetër që është single J.

Sa shpesh fton njerëz në shtëpi?

Shumë rrallë.

Për çfarë shpenzon më shumë?

Udhëtime.

Sa herë në javë gatuan?

Gatuaj vetëm kur jam shumë e uritur dhe nuk mund të pres për të dalë për të ngrënë jashtë ose kur më hahet një ushqim shtëpie që s’e gatuajnë nëpër restorante.

Përndryshe, mëngjesin e ha gjithmonë në shtëpi.

Cili është specialiteti yt?

Kur gatuaj vetëm për veten, zakonisht gatuaj ushqimet më të lehta, supë, sallatë, perime të ziera… por ushqimi i detit është i preferuari im.

Mund të gatuash edhe vetëm për vete?

Po, duke qenë se jetoj vetëm, më ndodh të gatuaj dhe të ha vetëm dhe më pëlqen.

Cilin nga këta numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, shërbim taksi…

Numër policie dhe taksie nuk kam në celular, sepse e di përmendsh, por kam numër mjeshtri të rrymës dhe ujit (elektricist & hidraulik).

Deri kur do vazhdosh të jesh single?

Deri kur të takoj personin që do të më bindë se jeta në çift është më e bukur. Vazhdoj të mendoj që “relacioni më i mirë është single”.

Gazeta MAPO

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in News

 

Tags: , , ,

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve reumatizmale


Reumatizma e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë janë barishtet. Në farmacitë bimore, ekzistojnë bimë të perëndimit që janë të shumta për sa i përket llojeve. Përzierje e bimëve që tregtohet është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis që, ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të.
Shkaqet
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.

Këshillat
Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh, kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën, në pjesën ku ke dhimbje para se të vesh kompresën e lagur me Scheden Bitter. Për kompresë merret një garzë në madhësi të vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me këtë lloj tretjeje bimësh, më pas e vendos në vendin e dëshiruar dhe e mbështjell me qese najloni dhe e shtrin mirë në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të lagen apo ndoten rrobat, por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur nxehtësinë, sepse po depërtoi të ftohtit, atëherë kompresa duhet të hiqet sepse në vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështjellësh garzën me qese najloni edhe me një copë të leshit apo të pambuktë dy apo tre fish dhe ta lidhësh me ndonjë shami apo diçka elastike që të mos lëvizi kompresa.

Plazhi
Rëra, e në veçanti, rëra e pastër është tepër efikase për kurimin e reumatizmës. Këshilla numër një e specialistëve është që të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum, rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Ndërkohë, pas një studimi të kryer me 200 atlete, për 2 vjet studiuesit kanë dalë në një rezultat: sporti i bën mirë kockave. Disa ushtrimeve të kombinuara kanë treguar se sporti i bën mirë forcimit dhe kalcifikimit të kockave. Vihet re që njerëzit që nuk merren me sport kanë një shkallë të lartë plogështie e cila vjen si shkak i mosmarrjes me sport. Ndërkohë që këta persona shpesh vuajnë nga sëmundje të kategorisë reumatizmale, duke sjellë probleme të dukshme për shëndetin.

Tabela

Disa këshilla si ta kurojmë reumatizmin

1- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore
2- Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
3- Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
4- Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites
5- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
6- Përdorni ujë mineral
7- Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A
8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera për përmbajtje paracetamoli.

Sporti mban larg reumatizmin
Specialistët këshillojnë që duke u marrë me sport të paktën dy herë në javë, i bën mirë kockave, jo vetëm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar procesin e kalcifikimit, mjaft i domosdoshëm për njeriun. Madje kjo është një ndër mënyrat kryesore për të mbajtur sa më larg vetes, reumatizmin. Jo pak, por tridhjetë ditë në vit, mjekët rekomandojnë plazh, për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmin. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme, që ato të shtrihen në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë. Ndërkohë që përdorimi i bimëve jeshile është shumë i këshillueshëm. Ato duhet të zihen për rreth 20 minuta dhe më pas do të pihen për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale. Çaji duhet të zihet në një enë porcelani dhe jo metalike.

Analgjetikët, ilaçet që kurojnë sëmundjen
Analgjetikët janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janë shumë efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të forta, të ngjashme me atë të dhimbjes së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë efekte anësore si ilaçet e tjera . Analgjetikët japin efekt shpejt zakonisht brenda një ore. Çlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga 4 deri në 8 orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e sinjaleve dhe dhimbjes në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale. Acetaminophen përbërësi aktiv që ndodhet tek analgjetikët më të përdorur. Përfshi ato që nuk kanë aspirinë në përbërjen e tyre si: Anacin, Execedrin, dhe Tylenol. Dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë vitamina C dhe A.

Problemet që sjell artriti reumatik
Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore (kyçeve) ose ndryshe artriti reumatik është një sëmundje malcuese, që shpesh nis në nyjet e vogla, në duar dhe këmbë. Kyçet ënjten, të dhembin dhe në rastin e malcimit të madh ato bëhen të nxehta. Malcimi çon në sertësi në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka qëndruar në një vend për një kohë të gjatë. Më e zakonshmja është që kyçet preken po aq shumë në të dyja anët e trupit. Malcimi nis në indet e kupës së kyçit. Nëse malcimi vazhdon për një kohë të gjatë mund të dëmtojë pjesë të ndryshme në kyç dhe rreth tij si kërcet e kyçit, kockat, gilcat dhe ligamentet. Lëvizshmëria në kyçe keqësohet dhe kyçi në disa raste mundet të keqvendoset. Në raste të rralla mundet që edhe organe të tjera në trup të malcohen, si për shembull pleura, cipa e zemrës, enët e gjakut dhe sytë.

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e artritit
Studiuesit nuk kanë arritur akoma të sqarojnë shkaqet që çojnë në artritin reumatik. Me sa duket ka shumë faktorë që marrin pjesë. Është konstatuar se ka disa prirje të trashëgueshme që përbëjnë një rrezik më të madh për t’u kapur nga artriti reumatik. Rreziku për t’u kapur nga një variant më i rëndë i sëmundjes mund të jetë gjithashtu i trashëgueshëm. Tek dikush që ka prirje për t’u kapur nga kjo sëmundje mundet që disa lloj infektimesh të bëjnë që ajo të shpërthejë. Faktorët hormonalë, por edhe tuhatja mund të ndikojnë në të. Gratë preken në më tepër se dyfishin e rasteve sesa burrat. Artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren është 55 vjeç. Kjo sëmundje gjendet në të gjithë botën dhe është pothuajse njëlloj e zakonshme në të gjitha anët e botës./T.O/Ikub/Tupani.

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in Keshilla, Semundjet, Shendeti

 

Tags: , , , , , , ,

Kushtrim Hoxha e Lorik Cana, për Gjakovën -Ti them heshtjes tane mjaft (Video)


Pas një pune dhe përkushtimi të madh, është publikuar videoklipi i këngës “T’i them heshtjes tane mjaft”, që i dedikohet qytetit të Gjakovës.

Këngëtari e aktori Kushtrim Hoxha, futbollisti Lorik Cana dhe disa qindra pjestarë të tifogrupit “Kuqezinjtë e Jakovës”, nëpërmjet kësaj kënge duan tu dërgojnë mesazh institucioneve të vendit, që të mos e harrojnë Gjakovën dhe të bëjnë më shumë për këtë qytet.

Hoxha, i cili është i lindur dhe rritur në Gjakovë, këtë këngë ua ka dedikuar shokëve të tij të rënë në luftë dhe të gjithë atyre që janë vrarë në lufëen e fundit. Në këtë video paraqiten edhe luftëtarë, që sot jetojnë në kushte të vështira.

Gjate realizimit te ketij projekti, Hoxha kishte bere me dije se kjo eshte forma e tij e ndihmes per qytetin e lindjes:
“Tash e 13 vjet njerëzit e shtetit po e neglizhojnë Gjakovën. Ky qytet që dikur ka qenë i hareshëm sot ka nevojë të ringjallet dhe ta thyejë heshtjen që e ka kapluar. Këtë mund ta bëjmë vetëm ne njerëzit e Gjakovës, artistët, sportistët e të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë sadopak”.

Edhe futbollisti i Lazio-s dhe i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, kishte thënë se e ka pranuar me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë videospot, pasi e ka ndjerë obligim të bëjë diçka për Gjakovën.(spiun/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in News

 

Tags: , , , , , ,

Genc Prelvukaj: Ja pse bashkepunova me Bleonen


Kengetari i grupit “Etno Engjujt”, Genc Prelvukaj vjen kete jave ne suplementin “THASH&THEM”, me nje rrefim per bashkepunim e tij me kengetaren shqiptare Bleona Qereti. Ai tregon paskuintat e koncerteve te saj me te fundit neper Shqiperi si dhe njohjen e hershme qe ka patur me Qeretin.

Sa kohe keni qe njiheni me Bleonen dhe si ka qene bashkepunimi me te deri tani, dime qe keni dhe disa bashkepunime ne duete ?

Jane bere disa vite qe nga kontakti im i pare me te. Kemi pasur gjithnje komunikim te shendoshe dhe mirekuptim ne çdo pune qe e kemi nisur bashke.

Cila ka qene oferta e cila ju ka joshur juve si grup per t’a ndihmuar ate ne promovimin e kengeve te reja ne anglisht ?

Raportet e mira njerezore si dhe deshira per te bere diçka te bukur jane dy faktoret qe kane ndikuar ne prezencen tone ne koncertet ne fjale.

Nga pervoja juaj ne tregun muzikor, sa sukses mendoni se do te kete Bleona ne karrieren e saj nderkombetare?

Une uroj qe te kete sukses. Deri tani ka bashkepunuar me emra te medhenj te industrise muzikore ne bote dhe shpresoj qe energjia e shpenzuar te kete nje shperblim te mire ne fund.

Cili do te jete perfitimi juaj nga ky tur koncertesh?

Ka shume gjera qe njeriu ne jete i ben duke perjashtuar interesin dhe duke e vene ne fillim deshiren. Kemi fituar momente te bukura, kemi qene edhe njehere prane publikut ne nje kohe te mire etj . Ky ishte konkretisht qellimi primar i pjesemarrjes. Nga ana tjeter, ne kishim publikuar ne korrik te ketij viti albumin e ri “7 chapters “si dhe perfunduam nje tur ne Kosove dhe Maqedoni me mbi 40 koncerte. Shqiperia do te duhej te ishte e radhes dhe ne kete çast erdhi oferta nga Bleona duke plotesuar keshtu edhe anen tjeter komerciale dhe te interesit .

Cilat jane vendet ne te cilat keni performuar se bashku ?

Kemi performuar ne Vlore, Shkoder, Elbasan si ne Prishtine.

Pershtypjet tuaja ndaj Bleones si kengetare dhe ndaj gjithe kengetareve tjera komerciale?

Se pari termi “kengetare komerciale” them se eshte totalisht i gabuar. Ky perkufizim nuk degjohet askund tjeter veçse tek ne. Sidoqofte mendimi im per Bleonen eshte pozitiv pa dyshim. Per kengetaret e tjera nuk e di çfare te them sepse nuk i keni specifikuar me emra dhe nuk jane te gjitha ne nje thes.

Tashme qe punoni si keshilltar prane Ministrise se Kultures, ju vijne kritika apo ankesa per te drejtat e autorit, duke qene se ligji thuhet se eshte miratuar por ne fakt sa gjen zbatim ?

Une kam qene i angazhuar konkretisht me te drejtat e autorit ne Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sportit ne Republiken e Kosoves. Qe nga ardhja e Ministrit Krasniqi, kohe kur edhe une marr detyren, kemi vene ne levizje per se mbari shume gjera ne kete sfere. Kemi bere Ligjin per te drejtat e autorit dhe te drejtat e peraferta, rregulloret e nevojshme, fushata vetedijesuese per respektimin e te drejtave te autorit dhe kunder piraterise, kemi liçensuar dy shoqata per menaxhimin kolektiv te se drejtave te autorit, kemi hartuar strategjine kunder piraterise dhe subvencionuar konferenca e udhetime profesionale jashte vendit te njerezve kompetente te kesaj fushe. Me nje fjale mund te ju them lirisht qe kritika per kete sfere nuk ka pasur deri me tani veçse fjale te mira. Kemi vene ne levizje diçka qe ne Kosove kishte”ngecur” per mbi se 20 vjet ose qe nuk kishte ekzistuar kurre ne formen e duhur.

Keni probleme ju ne kete drejtim, cilat jane nismat e Ministrit Krasniqi duke e ditur qe nje kohe keni qene kolege edhe ne fushen e muzikes ?

Qe nga dita e pare e detyres e kemi bere te qarte qellimin per permiresimin e kushteve punes se autoreve permes ligjit qe ne ate kohe nuk ishte si duhet. Punojme ende . Diçka qe nuk ka levizur per shume vjet ( ose kurre ) nuk mund te aktivizohet me nje buton. Megjithate gjerat kane filluar te ecin mbare kohet e fundit.

Sa e veshtire eshte te ballafaqohesh me problemet e te drejtes se autorit ne tregun muzikor shqiptar ?

Eshte fushe e komplikuar dhe me probleme te shumta, megjithate ne qofte se ekziston vullneti per te rregulluar ndonje gje rruget gjenden .

Genc sa e veshtire eshte qe te menaxhosh karrieren edhe ne Ministri po edhe si reper kengetar si dhe producent ?

Vitin e kaluar kemi bere levizje industriale dhe kemi themeluar ‘Black Fish Entertainment’ , nje kompani me 7 sektore te nevojshem per industrine e muzikes dhe me gjere. Eshte konstruktuar ne ate menyre qe secili punonjes t’i kete detyrat e veta dhe te jete pergjegjes per secilen pune e sektor qe e merr persiper. ‘Black Fish’ funksionon edhe pa prezencen time te perditshme aty. Ky organizim me kursen kohe dhe nga ana tjeter me jep mundesi te fokusohem 100% dhe pa probleme ne punet e Ministrise .

Po sa i perket jetes private ka ndonje levizje te re, u be kohe qe jeni singel, asnje femer nuk iu ka rrembyer zemren ?

Jo nuk ka asgje te re andej. Ende jam me te njejtin status. (shqiptarja.com/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in News

 

Tags: , ,